Dy vetura shpërthyen në flakë këtë mesditë në qytetin e Elbasanit, në rrethana ende të paqarta. Një veturë “Mercedez- Benz”, si dhe një tjetër u dogjën në mënyrë të papritur.

Ngjarja ndodhi pranë poliklinikës së specialiteteve të qytetit.  Zjarrfikëset që mbërritën në vendin e ngjarjes, mundën të minimizonin dëmet, përpara se zjarri të përfshinte edhe mjete të tjera që ndodheshin të parkuara në rrugë.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa policia dhe specialistët e zjarrfikësve, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së flakëve në këto dy mjetet.

Tv Klan