Shoqatat e mbrojtjes së tregtarëve paralajmërojnë largimin e biznesit vendas nga Shqipëria për shkak të taksave të larta dhe politikave jo miqësore që sipas tyre qeveria po aplikon me biznesin.

Shqetësimet e biznesit u mbështetën edhe nga këshilltarët e djathtë në bashki, të cilët ftuan maxhorancën të ndjekë një politikë fiskale lehtësuese për vitin e ardhshëm.

Shqetësimet e tyre përfaqësuesit e biznesit i ngritën gjatë një takimi konsultativ që zhvilluan me këshilltarët bashkiakë në prag të hartimit të paketës fiskale për 2017, ku munguan përfaqësuesit e majtë.

Tv Klan