Korçë- Një bombël gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen numër 4 të qytetit. Nga burimet paraprake mësohet se një person është plagosur.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se bombula ka shpërthyer aksidentalisht, ku për pasojë ka marrë djegie trupore 63 – vjeçari E.P i cili është dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./tvklan.al