Fier/ Një magazinë që përdorej edhe si kuzhinë gatimi është përfshirë nga flakët këtë të enjte, rreth orës 16:40 në fshatin Kuman, Roskovec.

Shkak, sipas policisë dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, që ka çuar në shpërthimin e një bombole gazi që ndodhej në dhomë, pasi ka patur rrjedhje anësore gazi.

Ky ambient është në pronësi të një personi me iniciale S.V.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, por nga shpërthimi janë djegur disa orendi dhe drithëra që ndodheshin në dhomë.

Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit./tvklan.al