Shpërthimi i një granate është bërë shkak për plagosjen e dy personave të qytetin e Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 në fshatin Vërdovë.

Të lënduar nga kjo ngjarje kanë mbetur 22 – vjeçari E.G, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 52 – vjeçari R.M, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, dy të lënduarit kanë qenë duke kryer punimet për tubacionet e ujësjellësit kur ka ndodhur një shpërthim, shkaku i të cilit paraprakisht dyshohet të ketë qenë një granatë e vjetër.

Aktualisht grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al