Shpërthimi në një impiant shpërndarjeje të gazit në lindje të Austrisë shkaktoi të paktën 1 viktimë e dhjetëra të plagosur.

Shkaku i shpërthimit mbetet i panjohur, por dyshohet të ketë qenë një shkëndijë në sistemin e impiantit.

Si pasojë e incidentit, Italia shpalli gjendjen e emergjencës, pasi furnizimi me gazin rus bëhet përmes impiantit austriak.

Ministri italian i energjisë gjithësesi sqaroi se nuk ka vend për panik, pasi ka një kuotë rezervë. Autoritetet italiane ngritën problemin e mungesës së gazësjellësit TAP, projekti trans-adriatik i furnizimit me gazin azer, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria./Tv Klan