pus nafteBanorët e Patos – Marinzës janë tronditur mëngjesin e të mërkurës nga një shpërthim, i ndodhur në puset e naftës pranë shtëpive të tyre.

Kjo ngjarje e përsëritur sipas banorëve të zonës, ka ngjallur panik dhe pasiguri për jetën e tyre. Shtëpitë dhe oborret janë mbuluar nga gazi dhe nafta e papërpunuar.

Pas këtij shpërthimi, Shtabi i Emergjencave Civile ka nisur evakuimin e banorëve dhe mbylljen e shkollave.

Ministri Damian Gjiknuri mbërriti në vendgjarje, ku ka deklaruar se situata është nën kontroll.

Përfaqësues të kompanisë Bankers Petroleum Albania, kanë sqaruar se shpërthimi i pa kontrrolluar i gazit ndodhi në momentin që po kryheshin operacione shpimi në një pus.

Mënjeherë në vendngjarje kanë shkuar edhe ekspertë të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit. Edhe pse nuk ka rezultate përfundimtare, dyshohet se komania Banker Petroleum nuk ka zbatuar rregullat, çka ka çuar dhe në pezullimin e lejes së aktivitetit.

Ekspertët e Mjedisit kanë kryer edhe matjet për të përcaktuar nivelin e ndotjes në zonë, ndërsa Prokuroria e Fierit ka nisur hetimin për shkaqet dhe përgjegjësit e shpërthimit.

Dyshimet paraprake janë se Banker ka kryer shpime me metoda të palejuara dhe në territor që nuk duhet të kryejnë operacione të tilla.

Tv Klan