Shpërthen skandali me Bankers Petrolium, eksperti i pavarur dyshohet se favorizoi kompaninë

Skema e përdorur nga kompania Bankers Petroleum për të fshehur të ardhurat në mënyrë që të shmangë pagesën e tatim – fitimit tek shteti shqiptar, dyshohet se përfshin edhe një nga katër kompanitë me të mëdha në botë në fushën e ekspertizës financiare.

Bankers Petroleum dhe qeveria shqiptare kishin rënë dakord për të kontraktuar kompaninë Price Water House Cooper për t’i dhënë zgjidhje përplasjes për 60 milion dollarë taksa që tatimet pretendonin se Bankers duhet t’i kishte paguar që në vitin 2011.

Price Whater House Cooper i ka dhënë të drejtë Bankers. Por një nga firmat më të mira ligjore në arenën ndërkombëtare, Curtis, pas shqyrtimit të dokumentacionit te kompanisë dhe tatimeve, ka arritur në përfundimin se vendimi i Price Whater House Cooper eshte dukshëm i njëanshëm.

Ky fakt pohohet për Televizionin Klan nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Nëse do të vërtetohet se eksperti i huaj ka marrë vendim qëllimisht në favor të Bankers Petroleum, ky skandal do te marrë përmasa ndërkombëtare.

Nisur nga vendimi i PWHC, kreu i AKBN –së shkon edhe me tej ne dyshimet për implikimin e Bankers Petroleum në afera të dyshimta me qëllimin e vetëm për të shmangur pagesën e taksës se tatim fitimit, e cila është në vlerën e 50 %.

Ai thotë se para një viti Bankers i ka ofruar një marrëveshje për të paguar 40 milion dollarë tatime për vitin 2011, ndërsa çështja vazhdonte në arbitrazhin ndërkombëtar. Një ofertë kjo që provon së Bankers pranonte se kishte shmangur pagën reale te taksave.

AKBN pranon se ka bere tre auditime, ne vitin 2011, 2012 dhe 2013-ën, ku janë gjetur miliona dollarë shpenzime të fryra. Fryrje e cila është bërë me qëllimin e vetëm që të shmangej pagesa e tatim fitimit.

Burime nga AKBN thonë se dyshohet qe skemën e mashtrimit duke fryre shpenzimet për të mos deklaruar fitime vetëm për të shmangur pagesën e tatim fitimit, Bankes Petroleum e ka përdorur për afro 10 vjet me radhë. Në këtë mënyrë Bankers Petroleum dyshohet se i ka fshehur shtetit shqiptar qindra miliona dollarë taksa, në vend që të shkonin për të paguar dëmet që i ka shkaktuar zonës Zharrzës, kanë përfunduar në xhepat e drejtuesve dhe pronareve te Bankers Petrolium . / Tv Klan

Kategori
EkonomiLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
1 Koment
  • tarasi
    16 Mars 2017 at 16:53
    Përgjigju

    Ore kush ju paguan juve qe Te kryqezoni keshtu nje nga kompanite me Te rendesishme ne shwiperi…me dyshime behen artikujt?…

  • Përgjigju

    *

    *

    Të Lidhura