Një shpërthim i kontrolluar është kryer në dy automjete që ndodheshin pranë ndërtesës së ambasadës amerikane në Londër. Policia tha se kishte marrë një telefonatë rreth orës 16:38, për dy makina të braktisura në Nine Elms, Wandsworth.

Autoritetet izoluan menjëherë zonën dhe evakuuan banorët përreth. Në një reagim për mediat atje, policia tha se nuk ka të lënduar apo dëme materiale, megjithatë për rastin në fjalë ka nisur hetimet.

Shërbimet e emergjencës në kryeqytetin britanik janë në alarm maksimal, pas sulmit terrorist të së shtunës në mbrëmje në Urën e Londrës dhe tregun Borough./tvklan.al