Automjeti i një 35- vjeçari është hedhur në erë me eksploziv. Sipas njoftimi të policisë ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës, rreth orës  03:40 në lagjen ”Isa Boletini”Vlorë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar mjetin tip ”Ford Focus” me targa ”AA 818 KF”, i cili ka qenë i parkuar dhe rezulton të jetë në pronësi të  35-  vjeçarit  Platon Sinanaj banues në Vlorë.

Si pasojë e shpërthimit të mjeti nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm mjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje./tvklan.al