shperthim-tritoli-mamurras

Rikthehen shpërthimet me triol.

Një i tillë është regjistruar gjatë mbrëmjes së të premtes në Fushë – Mamurras. Lënda plasëse ka qenë vendosur në portën e jashtme të shtëpisë së Frrok Frrokut.

Për fat të mirë, nga shpërhimi ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes.

Sipas bluve, familja Frroku nuk rezulton të ketë konflikte.

Ndërkohë që fëmijët e tij prej vitesh jetojnë në emigrim dhe qëndrimi i tyre në Shqipëri është i pakët, vetë i zoti i shtëpisë thotë se, nuk ka konflikte me njeri dhe zbardhjen e ngjarjes e pret nga policia.

Policia e Mamurrasit ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 5 persona për këtë ngjarje. Por pas dhënies së dëshmisë, ata janë lënë të lirë, pasi nuk është vërtetuar përfshirja e tyrë në këtë shpërthim.

Banorët thonë se kjo është një ndër lagjet më të qeta në zonë dhe ngjarje të tilla kanë qenë mjaft të rralla.

Tv Klan