Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Burrel mbrëmjen e sotme.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 20.40 dhe goditi pjesën ballore të magazinës së miellit të një biznesmeni 55-vjeçar.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen./Tv Klan