Disa persona dyshohet të kenë humbur jetën, pas një shpërthimi të ndodhur në Manchester Arena të Britanisë së Madhe.

Sipas BBC, dëshmitarë të shumtë thanë se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë, teksa këngëtarja amerikane e pop –it Ariana Grande po mbante një koncert.

Linjat e transportit publik që lidhen me stacionin Manchester Victoria janë mbyllur, ndërsa policia, në një postim në Twitter i bëri thirrje njerëzve që të qëndronin larg kësaj zone.

Deri në këto momente mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje, ashtu sikurse shkaku i shpërthimit.

Policia konfirmoi se nga shpërthimi ka viktima e të lënduar, por pa dhënë detaje të tjera.

Manchester Arena është më i madhi në vend, me një kapacitet prej 21 mijë personash./tvklan.al