Një shpërthim në Metronë e Londrës ka lënë disa të plagosur mëngjesin e së premtes.

Sipas “The Sun”, disa persona kanë pësuar djegie në fytyrë pas incidentit.

Policia ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve “Reuters” se janë në dijeni të incidentit në Statcionin Parson Green.

“BBC” raportoi se policia po heton “incidentin” në stacionin në Londrën jug-perëndimore.

Forcat e policisë dhe ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje pas raportimeve për shpërthim në median sociale.

Edhe faqja zyrtare e “Transportit për Londrën” shkroi në Twitter: “

Po Hetojmë një incident në Parsons Green

”.

/tvklan.al