Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Lirimi” të qytetit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në pronësi të 56-vjeçarit me iniciale R.M. Policia e qytetit bregdetar dyshon se shpërthimi mund të jetë shkaktuar me dinamit.

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar nga shpërthimi, por është dëmtuar vetëm dritarja e lokalit. Në vendngjarje grupi hetimor gjeti mbetje fitili duke krijuar bindjen se autorët kanë përdorur dinamit.

Policia është duke hetuar për të zbuluar personat përgjegjës dhe për të zbardhur shkaqet

./tvklan.al