Një shpërthim ka ndodhur në stacionin e autobusëve pranë ‘Times Square’ në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga incidenti raportohet për të paktën një të lënduar. Sipas mediave amerikane, policia e Nju Jorkut ka ndaluar një person të dyshuar, i cili ka mbetur i plagosur lehtë gjithashtu.

Shkaqet e shpërthimit janë të panjohura. Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një bombë artizanale. 

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie për të hetuar shkaqet e këtij shpërthimi.

/tvklan.al