Romë, 12 Maj 2017 – Një shpërthim ka ndodhur këtë të premte jashtë një zyre postare në Romë të Italisë.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa mësohet së dëme materiale kanë pësuar automjetet që ndodheshin aty pranë.

Hetuesit besojnë se shpërthimi mund të ketë ardhur si pasojë e një “letre bombë”.

Pajisja e bërë në kushte shtëpiake ishte vendosur mes dy automjeteve në një parking në Via Marmorata, që lidh lumin Tiber me piramidën e Caius Cestius, në qendër të Romës./tvklan.al