Dy persona kanë mbetur të plagosur të markurën si pasojë e një shpërthimi në një repart ushtarak në Porto Romano, Durrës.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura tha se shpërthimi ndodhur rreth orës 15:00 gjatë pastrimit të territorit të repartit.

Të plagosur metën një rreshter në Forcën Ajrore dhe një punonjës civil i agjencisë së trafikut ajror, Albcontrol.

“Nga komunikimi i fundit me mjekët, gjendja shëndetësore e të lënduarve paraqitet e qëndrueshme dhe mund të largohen nga spitali pasi kanë pësuar vetëm djegie të lehta,” thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Policia e Durrësit tha se 37 vjeçari E. K. dhe 46 vjeçari V.Sh kanë korrur barin brenda territorit të Repartit Ushtarak dhe më pas i kanë vënë zjarrin për ta djegur.

Gjatë djegies së barit ka ndodhur një shpërthim, shkaku i të cilit nuk dihet ende, duke plagosur lehtë dy personat./tvklan.al