Dy punonjës të Ushtrisë dhe të Albcontrol, u plagosen pas shpërthimit të një sasie baruti, në një repart në Porto Romano.

Dyshimet e policisë janë se shpërthimi mund të jete aksidental pasi punonjësit i vunë flaken një sasie bari që kishin korrur.

Vullnet Shehaj 46-vjeç, rreshter i Forcës Ajrore, i cili u plagos pas shpërthimit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu i plagosur mbeti edhe punonjësi civil i agjencisë së trafikut ajror, Emirjan Kolndreu 37-vjeç.

Tv Klan