Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në Tiranë.

Sipas policisë rreth orës 04:20, në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur njoftim për një shpërthim përballë Inxhinierisë së Ndërtimit. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar të dëmtuar një dyqan ushqimi të shpejtë.

Paraprakisht, sqaron policia në një njoftim të sajin, rezulton se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij fast food. Megjithatë grupi hetimor po punon për saktësimin dhe dokumentimin e ngjarjes./tvklan.al