Rreth orës 22:05 të mbrëmjes së të dielës ka ndodhur një shpërthim në një lokal në lagjen “Partizani” në qytetin e Burrelit.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se:  Në lagjen ‘Partizani’, Burrel,  në lokalin ‘Bar-Kafe’, të marrë me qira nga shtetasi S.L, 35 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se nga dritarja e tualetit të lokalit  është hedhur një sasi lëndë plasëse, e cila ka  shpërthyer.

Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë janë duke u marrë në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje.

Shërbimet e policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur disa pika kontrolli.Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes.

Tv Klan