Shpërthimi i vullkanit në malin Etna, në Sicili do të ndikojë edhe në Shqipëri. Për sinoptikanët, ndikimet në kushtet e motit do të jenë të ndjeshme, sepse qarkullimi i masave ajrore është jug-perëndimor, çka do të thotë se Etna sjell grimcat dhe hirin drejt Shqipërisë dhe Ballkanit e për pasojë rrit temperaturat dhe shkakton shi acid.

“Parashikohet që tre – katër ditët e mëvonshme të këmi rritje të temperaturave. Pra temperaturat do të jenë relativisht të larta. Edhe grimcat të cilat do të jenë në atmosferë rritin edhe mundësinë për rreshje”.

Parashikuesit e motit thonë, se ky ndikim do të vijoj për aq kohë sa edhe vullkani është aktiv. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, janë ekspertet e gjeologjisë që përcaktojnë me saktësi rrezen e veprimit të këtij vullkani.

Por sipas tyre, hiri i shpërndarë në atmosfere ndot ajrin, duke shkaktuar probleme serioze në shëndet e sidomos për ata që vuajnë nga astma.

Sa i takon shiut acid ai ndikon në prishjen e ekosistemeve. Në të shumtën e rasteve, gazi dhe pluhuri, kur janë së bashku, krijon re tymi, të cilat ngrihen lart në atmosfere dhe  pengojnë depërtimin e rrezeve të diellit. Sipas ekspertëve kjo behet shkak i anulimit të fluturimeve me transport ajror./ TV KLAN