Shpërthimi në Metronë e Londrës mëngjesin e së premtes është shpallur “akt terrorist” nga policia britanike, e cila po punon për evakuimin e banorëve në shtëpitë përreth stacionit.

Disa persona u plagosën pas shpërthimit dhe ikjes në rrëmujë nga stacioni Parsons Green në perëndim të Londrës.

Sipas “BBC”, Policia Metropolitane tha se “

është shume herët për të konfirmuar shkakun e zjarrit, i cili është subjekt i një hetimi që tani po kryhet nga departamenti i anti-terrorizmit

.”

Për momentin dimë se disa persona kanë pësuar lëndime të lehta. Stacioni i metrosë mbetet i mbyllur dhe këshillojmë njerëzit të shmangin zonën

”.

Ndërkohë, policia po evakuon shtëpitë afër stacionit. “BBC” po ashtu raporton se kryeministrja Theresa May do të drejtojë një takim Komitetit të Emergjencave Kobra pasdreken e së premtes për të diskutuar incidentin terrorist.

Në imazhet e publikuara në rrjetet sociale shfaqet një kovë e bardhë në brendësi të vagonit, në të cilën besohet se ka shpërthyer një lëndë ende e papërcaktuar./tvklan.al