Sulmi terrorist i të hënës në Nju Jork është pasojë e vendimit të Shteteve të Bashkuara për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Mediat amerikane citojnë atentatorin Akajed Ullah tu ketë thënë hetuesve se sulmin e kishte kryer si hakmarrje për viktimat e fundit të sulmeve izraelite ndaj palestinezëve.

27-vjeçari nga Bangladeshi është mbështetës i organizatës terroriste Shteti Islamik.

Pas shpërthimit ku u plagosën 4 persona, presidenti amerikan Donald Trump propozon ashpërsim të mëtejshëm të ligjeve për migracionin dhe mbrojtjen e kufijve.

Trump kërkon vendosjen e dënimit me vdekje për terroristët.

Tv Klan