Thomas Strakosha shpëtoi Lazio nga humbja në përballjen me Atalanta të dielën e kaluar. Kjo pritje e tij ishte vendimtare për rezultatin perfundimtar të sfidës. Gardiani i Lazio bëri mrekullinë në goditjen e befasishme nga brenda zonës së Cristante.

I rëndësishëm ishte edhe Etrit Berisha, i cili nuk lejoi Lucas Leiva të shënonte me goditjen nga jashtë zonës. Numri 1 i portës së Atalanta reagoi siç duhet.

Paraqitja e dy portierëve të Kombëtares Shqiptare u vlerësua edhe nga faqja zyrtare e Serise A që i renditi pritjet e tyre  ndër 5 më të mirat e javës së 17 në kampionatin italian.

Në këtë përzgjedhje janë edhe Viviano i Sampdoria, Stefano Sorrentino i Chievo dhe Bizzarri i Udinese.

Tv Klan