Majlinda Andrea, gjyqtarja e Gjykatës së Lartë e akuzuar për korrupsion në vlerën 50 mijë eurove ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Së bashku më të kanë kërkuar të njërën gjë dhe 3 të pandehurit e tjerë Eleni Lino, Ilia Çabiri dhe Petraq Dashi.

I vetmi që nuk ka kërkuar gjykimin e shkurtuar është Odhise Andrea bashkëshorti i gjyqtares, për të cilin ditën e enjten togat e zeza vendosë të ndryshojnë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në atë shtëpiak.

Katër të pandehurit nuk i pranuan akuzat e ngritura ndaj tyre nga prokuroria, por kërkuan gjykim të shkurtuar mbi bazën e akteve, për të përfituar uljen e 1/3 së dënimit. Në seancën e sotme nuk kanë qenë të pranishëm Majlinda Andrea dhe Petraq Dashi, që përfaqësoheshin nga avokatët e tyre.

Kurse Odhise Andrea, Eleni Lino dhe Ilia Cabiri ishin në sallën e gjyqit, së bashku me avokatët. Në datë 17 janar gjykata pritet të shprehet për kërkesat e të pandehurve. Ilia Çabiri kërkoi gjithashtu dhe ndryshimin e masës së sigurisë.

Sipas hetimit të prokurorisë me ndërmjetësimin e Petraq Dashit bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea kishte marrë 50 mijë euro për të ndikuar në një proces për çështje pronësie ku ishin palë të pandehurit Eleni Lino dhe Ilia Çabiri./ TV KLAN