Ndoshta nuk do ta besoni, por një ditë recipetat do të shndërrohen në shpëtuese të jetës.

Një grup kërkuesish “National University of Colombia’s School of Electric Engineering” ka shpikur një një mënyrë se si recipetat, të shfrytëzohen jo vetëm për mbajtjen e gjoksit.

Ata kanë zhvilluar një prototip recipetash, që bëjnë të mundur zbulimin e kancerit të gjirit.

Ky zbulim mund të ndihmojë gratë në  shfaqjen e parë të kësaj sëmundje, të cilat nuk kanë dijeni për të. Thënë ndryshe, këto recipeta mund të shpëtojnë jetë.

“ Ne nuk duam të që zëvendësojmë punën e doktorit. Ideja është që të zhvillojmë një teknikë, që të ndihmojë në zbulimin e kësaj sëmundjeje në një fazë të hershme”, ka thënë një nga shkenctarët.

bra-that-detects-cancer

Nëpërmjet futjes në recipeta të disa sensorëve me rreze infra të kuqe për të regjistruar temperaturën e gjoksit. Në momentin që qelizat anormale të kancerit shfaqen, indet e gjoksit kanë nevojë më për më shumë gjak që qarkullon dhe kështu temperatura rritet në këtë zonë.

Nëse zbulohen anomali, recipetat lëshonjë një sinjal për t’ju njofruar që të shkoni tek mjeku.

Ende nuk është vendosur një datë për hedhjen në treg të këtyre reçipetave, ndërkohë që ekipi i shkenctarëve po punon fort me teste në laborator dhe sigurisht po punojnë që kjo risi të dalë në treg me një çmim të përballueshëm./tvklan.al