Shkencëtarët e Stanford kanë zhvilluar një Inteligjencë Artificiale (AI) që mund të parashikojë se kur do të vdesë një pacient, me mbi 90 përqind saktësi.

Për ekspertët ky është një hap i madh, për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve që i afrohen vdekjes.

Duke përcaktuar se kur mund të vdesë një person terminal apo i sëmurë rëndë, personat që kujdesen për të mund t’u plotësojnë atyre dëshirat dhe të sigurohen se kanë kryer çdo bisedë e kanë përmbushur çdo peng që mund t’u ketë ngelur.

Në një studim të ri të publikuar në arXiv, grupi i ekspertëve nga Stanford shpjegon se shpesh ekziston një mospërputhje e madhe mes mënyrës sesi duan të jetojnë pacientët pjesën e mbetur të jetës dhe sesi e jetojnë në të vërtetë.

E pikërisht në përpjekje për të hequr këtë hendek, shkencëtarët trajnuan një rrjet të thellë nervor të të dhënave elektronike nga dy spitale amerikane, ku përfshiheshin rreth 2 milion pacientë, të rritur e fëmijë.

Shkalla e madhe e të dhënave i dha mundësinë këtij algoritmi që të parashikonte me saktësi vdekshmërinë e pacientëve.

Ky sistem nuk parashikohet që të punojë vetë. Por mund të përdoret nga mjekët për të vlerësuar dhe marrë vendime proaktive për pacientët para vdekjes.

Siç shpjegojnë ekspertët, shpesh nuk është e lehtë për të kuptuar se cili pacient ka nevojë për kujdes paliativ dhe kur.

/tvklan.al