Agjencia hapësinore e Nasa-s ka krijuar një gomë të re, e cila do të përdoret në misionet e ardhshme në kozmos. Kjo shpikje e re mendohet të përdoret nga pajisjet “space rovers” në në terrenin e planetit Mars, dhe të planetëve të tjerë shkëmborë.

Bëhet fjalë për një lloj gome e përbërë nga qindra tela spirale të endura në një rrjetë fleksibël, që ngjasojnë me materialin e zinxhirit. Në provat e bërë nga Nasa, goma e quajtur “spring tyre”, ndryshon lehtësisht formën e saj mbi terren të fortë.

Specialistët e Nasa-s shprehen se goma është aq elastike, sa mund të deformohet deri në diskun e saj, dhe të rikthehet në formën fillestare, dicka që nuk është bërë më parë.

Burimi: Klan Plus