Persona të paidentifikuar i kanë flakën flamurit shqiptar dhe atij të Kosovës, përpara ndërtesave të ambasadave të të dyja vendeve në Podgoricë.

Sipas

Klan Kosovës

, flamujt ishin të varur në sheshin e Capital Plaza të Shën Petrit bashkë me atë të Malit të Zi, flamuri i të cilit nuk është prekur nga zjarri.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Integrimit Evropian të Malit të Zi e kanë dënuar ashpër këtë akt.

Ministria e jashtme e këtij vendi thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me të dyja ambasadat, atë shqiptare dhe kosovare dhe ka bërë thirrje që autoritetet kompetente të marrin të gjitha masat e nevojshme për të sqaruar rastin dhe autorët identifikuese.

“Ne jemi të bindur se këto raste të izoluara nuk mund të ndikojnë në marrëdhëniet e mira bilaterale dhe miqësore midis dy vendeve tona”,

thuhet në deklaratë e MPJ -së së Malit të Zi. /tvklan.al