Shqiptarëve do t’iu njihen të gjitha vitet e punës  Të gjithë shqiptarët që kanë punuar në Austri nga sot do tu njihen të gjitha vitet e punës për pension .

Marrëveshja për njohjen e pensioneve u nënshkrua nga ministrat e dy vendeve, që vlerësuan këtë hap si pozitiv në krijimin e tregut të përbashkët të punës.

Blendi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale:

Uroj së pari mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Austri, për arritjen e kësaj marrëveshjeje, të cilët janë përfituesit e drejtpërdrejtë të saj. Sikundër firma jonë sot mbi këtë marrëveshje z. ministër, është në interesin e përbashkët të qytetarëve tanë, në një kohë kur levizja e lirë e krahut të punës në hapësirën e përbashkët europiane dhe më gjerë, është duke njohur një trajektore të rëndësishme.

Shqipëria ka aktualisht marrëveshje për njohjen e pensioneve me Gjermaninë, Belgjikën, Luksemburgun, Hungarinë, Çekinë, Rumaninë e Maqedoninë./ TV KLAN