Marseja është në festë sot, në dallim nga disa ditë më parë, ku u kthye në një arenë përleshjesh nga huliganët anglezë dhe rusë. Tifozët shqiptarë janë bashkuar me ata francezë duke kënduar.

Me mijëra shqiptarë i janë drejtuar qytetit jugor të Francës, për të mbështetur Kombëtaren duke përçuar emocionet e sfidës pa nisur ende në fushë.

Në plazhin e Marsejës u hap edhe flamuri i gjigand shqiptar 10500 metra katrorë, të  cilin tifozët kishin dëshirë ta shpalosnin edhe në stadium, por kjo do të varet nga organizatorët.

Shirita të shumtë u mbajtën nga tifozët duke krijuar një koreografi mbresëlënëse.

Përkrahësit kuqezi nuk janë dekurajuar nga humbja me Zvicrën në Lens, por po vijojnë të shijonë aventurën e Shqipërisë në Euro 2016.

Policia që mbikqyrte gjithçka duket se do të ketë ditën më të lehtë të punës.

Tv Klan