Mbledhja në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë

Pas 8 mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, këtë fund Nëntori për herë të parë do të jenë Parlamentet e të dy vendeve tona që do të zhvillojnë seancë të përbashkët.

Ligjvënësit e të dy shteteve do të mblidhen të dielën e 27 Nëntorit në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.

Do jetë një seance protokollare ku veç dy kryeparlamentarëve, do të përshëndesin me fjalën e tyre dhe Kryeministrat Rama e Kurti, ministra dhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Tv Klan