Shkëmbimet tregtare Shqipëri-Slloveni janë në nivele minimale. Të dhënat e Institutit të Statistikave nxjerrin në pah fuqinë e dobët konkuruese të vendit tonë. Ne importojmë thuajse 2-fish më shumë mallra sesa eksportojmë në Slloveni.

Vendi ynë merr nga ky shtet kryesisht produkte kimike, plastike apo dhe makineri e pjesë këmbimi. Ndërsa dërgojmë në Slloveni minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike. Për të bashkëpunuar më tej mes dy vendeve, ministri slloven i Ekonomisë, së bahsku me 20 kompani, kryen takime me biznese shqiptare dhe përfaqësues të qeverisë sonë.

Arben Ahmetaj:

“Është momenti për të investuar në Shqipëri, turizëm, energji, infrastrukturë, minerale, sektori bankar. T’i hapë rrugën një bashkëpunimi më të madh”.

Zdravko Pocivalsek:

“Jam i sigurt që do të rrisim bashkëpunimin në shumë nivele të tjera siç është industria e përpunimit të ushqimit, industria e përpunimit të metaleve dhe bashkëpunime më të mira në turizëm”.

Ministri Ahmetaj theksoi se një numër i madh turistësh nga Sllovenia vizitojnë çdo vit vendin tonë. Vetëm këtë vit numri i këtyre turistëve u rrit me 20 %.

Burimi: Klan Plus

Gazetare: Oljana Maloku