Me Lihtenshtjenin do të jetë debutimi i Christian Panuccit në stolin e Kombëtares, por edhe një shtysë për të shkuar me një rezultat pozitiv në sfidën e disa ditëve më vonë në Maqedoni.

Elseid Hysaj një nga lojtarët kryesorë të kuqezinjve mendon vetëm për sukses.

“Duhet të fitojmë që të shkojmë me më entuziazëm në Maqedoni.”

Hysaj zbulon edhe mënyrën se si do të luajë Shqipëria më 2 Shtator në Elbasan

“Po punojmë me sulmin këto ditë dhe besoj se do të jemi të tillë.”

Në sulm pati një shqetësim këto ditë, pasi Armando Sadiku kaloi një gjendje gripale. Vetë ai shpreson që të jetë i gatshëm të shtunën.

“Jam ndjerë mirë, nesër do të dal në stërvitje pastaj do të vendosim sëbashku me trajnerin nëse do të luaj të shtunën.”

Interesimi për takimin me Lihtenshtejnin deri më tani është i ulët, por futbollistët e Kombëtares shpresojnë te mbështetja e tyre./Tv Klan