Sipas koordinatorit të çështjeve funksionale të trafikimit në Uells, zyrtarët e këtij shteti janë duke punuar me autoritetet shqiptare për të trajtuar çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore.

Stephen Chapman tha se shumë viktima të skllavërisë moderne nga Shqipëria përfundojnë në Britani të Madhe, më shumë se sa nga çdo vend tjetër.

 Një zyrtar i qeverisë shqiptare tha se qeveria është duke bashkëpunuar me agjencitë përkatëse në Mbretërinë e Bashkuar.

Problemi është në shqyrtim nga qeveria dhe Shërbimet Persekutuese Kriminale (CPS) uellsiane.

Ata morën pjesë në një konferencë në Cardiff dhe vizituan një shtëpi mbrojtjeje për viktimat.

Hetimi

Një zëdhënës i CPS tha se në vitin 2015, janë identifikuar 600 viktima me nënshtetësi shqiptare në Britani të Madhe, në total 17% të të gjitha rasteve.

Në vitet 2015-2016, persekutimet për trafikimin e qenieve njerëzore në mbarë vendin kishin arritur numrin më të lartë të shënuar ndonjëherë.

Zëdhënësi tha se CPS ishte anëtar kyç në Uells për “Grupet Kundër Trafikimit të qenieve njerëzore” dhe punon për të përmirësuar hetimin dhe ndjekjen penale të veprave të skllavërisë moderne, ndërkohë që mbështet ata të cilët janë subjekte të këtij krimi.

Deputetja koordinatore kundër trafikimit të qenieve njerëzore Dr. Elona Gjebrea, gjtihashtu edhe zv/ministre e punëve të brendshme në Shqipëri, tha se ishte e kënaqur që gjendej në Cardiff duke punuar me “partnerët kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar për të kombinuar përpjekjet në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”.

BBC/tvklan.al