Shqipëri – Zvicër që do të luhet më 11 Qershor në Lens është një derbi mes shqiptarësh dhe një ndeshje brenda familjes. Vëllezërit Xhaka do të jenë kundërshtarë për 90 minuta, Taulanti me përfaqësuesen shqiptare dhe Graniti me atë zvicerane.

Më i vogëli prej tyre Graniti, foli për një gazetë zvicerane. “Më mirë të dalim me karton të kuq të dy që në minutën e dytë. Kjo do të ishte më e lehtë për ne. Megjithatë le t’i lëmë mënjëanë shakatë. Do të jetë një ndeshje e veçantë për familjen tonë. Ne jemi profesionistë dhe do të dimë si të sillemi në fushë. Le të fitojë më i miri” – tha Granit Xhaka.

Ai shtoi se zgjedhja e tij për të luajtur me Zvicrën ishte më e thjeshtë, pasi Shqipëria nuk u intersua për të. Graniti pranon se marrëdhëniet me Taulanti janë shumë të mira dhe se është një shembull për të.

Endrit Sauku, Tv Klan