Konsullata e Shqipërisë në Stamboll ka përgënjeshtruar një lajm të publikuar në gazetën turke “Daily Sabah”, që shkruante se Shqipëria është baza e furnizmit dhe shpërndarjes së drogës në Turqi. Sipas kësaj gazete, Shqipëria është vendi bazë për trafikun e drogës së re të quajtur “skunk”, bimë narkotike me prejardhje nga kanabisi.

Konsullata Shqiptare i ka mohuar këto pretendime dhe në një letër dërguar kësaj gazete thotë se

“raportet e trafikut të drogës ishin të pasakta dhe kjo është konfirmuar edhe nga autoritetet turke”.

Në reagimin e Konsullatës së Shqipërisë si kundërpërgjigje për lajmin e datës 23 Maj të gazetës “Daily Sabah”, thuhet se vetëm 3 shqiptarë janë arrestuar në Turqi gjatë muajve të fundit. Ata janë arrestuar si rezultat i hetimeve të përbashkëta mes autoriteteve shqiptare dhe atyre turke. Në reagim theksohet gjithashtu se bashkëpunimi i Shqipërisë me Turqinë çoi në sekuestrimin e 1.1 ton drogë.

/tvklan.al