Pas skandalit që tronditi një pjesë të mirë të vendeve të Europës, të botuar nga revista The Economist për mishin e kalbur që importohet nga Brazili, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar të gjitha importet që hyjnë  nga ky shtet në Shqipëri. Ky institucion njofton se në vendin tonë ka sasi të  mishit të pulës dhe derrit që kanë patur si vend origjine Brazilin, dhe se këto importe vijojnë ende dhe sot.

Për këtë arsye për çdo ngarkesë që hyn në doganë nga republika federale e brazilit, bëhet bllokimi i mallit në magazinën frigoriferike dhe ai do të zhbllokohet vetëm pasi të bëhen analizat e produkteve.

Të kontakltuar nga TV Klan, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë thonë se ngarkesat do të sekuestrohen përfundimisht nëse pas verifikimit në laborator do të dilet në konkluzione se mishi është i skaduar.

Deri tani AKU njofton se nuk ka rrezik potencial, pasi shkrimi i The  Economist fliste për mish të viçit dhe jo të derrit dhe pulës që ble vendi ynë. Pavarësisht kësaj, hetimi i 33 zyrtarëve në Brazil është në proçes edhe në kategori të tjera të mishit, përfshi edhe atë të pulës, gjedhit dhe derrit. Gjatë vitit 2016-të Shqiëpria importoi 38 mijë tonë mish nga Brazili.

Tv Klan