Kombëtarja e futbollit të sallës e nisi mbarë fazën e parë kualifikuese të Euro 2018. Shqipëria mundi vendin mikpritës të turneut Bullgarinë me rezultatin 7 – 1, duke u ngjitur ne krye të Grupit D. Ndeshja e luajtur në Varna ishte një zotërim i skuadrës së Erind Resulit.

Më i miri në fushë ishte Halim Selmanaj, autor i tre golave për Kombëtaren. Ndeshja e radhës për Shqipërinë do të jetë me Anglinë të mërkurën në orën 16:30. Skuadra angleze një rival direkt për skuadrën tonë mundi të martën Maltën me rezultatin 6 – 1. Në fazën tjetër kualifikohet fituesi i grupit.

Tv Klan