Ky vend që po shihni ndodhet shumë afër qytetit të Vlorës. Disa metra larg zonave të banuara.

Plehra kudo.

Shtyllat e tensionit të lartë janë i vetmi dallim në këtë vend, për t’u kuptuar se nuk jemi në mesjetë.

Vlora nuk është i vetmi qytet i ndotur nga mbetjet urbane.

29 kilometra më në veri, në qytetin e Fierit është e njëjta situatë. Mijëra ton mbetje urbane janë depozituar në këtë zonë, të cilat përzihen me ujin e lumit dhe kërcënojnë jo vetëm mjedisin, por dhe shëndetin e banorëve përreth.

Fieri plotëson me të njëjtën panoramë të dyja skajet e qytetit.

Ndërsa ky është qyteti historik të Gjirokastrës, ku sigurisht karakteristika nuk janë vetëm gurët dhe lagjet muzeale, por këta masivë plehrash që vizitorë të përditshëm kanë kafshë të ndryshme.

Katastrofa në mjedis shihet më qartë në Lushnje. Në një pikë nuk arrin të bësh dallimin se ku fillojnë vendet që depozitohen mbetjet nga qendrat e banuara.

Por edhe nëse largohesh nga zonat e banuara, plehrat gjenden kudo, edhe në dy lumenjtë Seman e Shkumbin.

Mbetjet urbane kanë ndotur lumenj e plazhe në bregdet. Jo shumë kilometra larg tyre, në vijën bregdetare të Durrësit mbetjet e plastikës, gomës dhe inerteve qëndrojnë të pashkëputura brigjeve të Adriatikut.

Plehrat në Shqipëri shihen kudo. Këtu jemi në Shkodër. Grumbullimet e mbetjeve kanë zënë hapësira të konsiderueshme të këtij qyteti.

Më katastrofike situata është në liqenin e Kukësit. Gjatë shumë muajve të vitit, syri në këtë liqen nuk arrin të dallojë ujin, por mbeturinat dhe shishet që janë konsumuar në stinë të ndryshme.

Dibra edhe pse qarku më i vogël, nuk do të thotë se e ka zgjidhur problemin e mbetjeve urbane.

Ndërsa këtu jemi në Elbasan, ku përveç ajrit, qytetarët janë të destinuar të jetojnë përditë me sasi gjigande plehrash.

Shqipëria ka dështuar në 27 vjet tranzicion t’i japë zgjidhje kësaj problemamtike. Dhe këto pamje janë prova më e fortë e këtij dështimi.

Tv Klan