DrogGjysmë ton marijuanë dhe thuajse 1 kilogram kokainë është sekuestruar së fundi nga policia italiane e rajonit të Ternit në provincën e Umbrias.

Prejardhja e lëndës narkotike ishte sigurisht nga Shqipëria, por mbetet për t’u përcaktuar mënyra e mbërritjes së saj në brigjet lindore të Adriatikut. Sipas forcave të rendit, ose ajo ishte e fshehur në gomat e ndonjë mauneje, ose është transportuar me gomone. Sasia e drogës u sekuestrua në këtë furgon. Policia njoftoi në një konferencë për shtyp se ka kryer 33 arrestime, por pa dhënë më shumë detaje rreth rrjetit që akuzohet për transport dhe shitje të lëndëve narkotike.

Të ndaluarve u janë sekuestruar edhe para dhe armë gjatë kontrollit nëpër banesa. Forcat e rendit kishin disa kohë që ishin vënë në ndjekje të kësaj bande.

Trafiku i drogës nga Shqipëria për në Itali, kryesisht sasi të mëdha marihuane gjatë 6 muajve të fundit është intensifikuar ndjeshëm, aq sa autoritetet e Guardia di Finanzas u detyruan të japin alarmin për këtë situatë. Në median e vendit fqinj, mjaft shpesh, ka lajme për gjetjen dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës, tashmë jo vetëm në rajonet jugore të Italisë, në të cilat tradicionalisht mbërrinin gomonet me lëndë narkotike.

Tv Klan