Shqipëria nuk ka një kombëtare Vaterpoli, por për pak çaste u bë pjesë e fazës finale të botërorit, që do të mbahet gjatë muajit korrik në Budapest. Flamuri kuq e zi u shfaq në ekranin e shortit, por jo me mbishkrimin Albania, por Montengero (Mali i Zi). Organizatorët gabuan me simbolin në krah, duke shkaktuar edhe reagim në sallë.

Transmetimi direkt i shortit u mbyll pa e korrigjuar flamurin.

Një gabim që më pas u shoqërua me një ndjesë, e cila u botua edhe në faqen e federatës malazeze dhe televizionin vendas. po nuk u kaluan në të njëjtin mënyrë në Serbi. Ky gabim u cilësua si një skandal në mediat serbe, që dënuan veprimin e organizatorëve.  

Tv Klan