Shqipëria duhet të punojë ende për të qenë gati për paraelimantoret e botërorit të basketbollit. Kuqezinjtë e koshit e humbën edhe miqësoren e dytë me Kosovën. Rezultati në përfundim ishte 90 – 72. Basketbollistët shqiptarë gabuan në mbrojte dhe në momentin kur duhet të shënonin.

Antonis Constantinides (Trajner i Shqipërisë)

Duhet të punojmë që të korrigjojmë gabimet, prandaj janë ndeshjet miqësore. Lamë pushim edhe lojtarë me përvojë si Bushati në një pjesë të ndeshjes dhe Moser, i cili nuk luajti, pasi duhet të shikojmë edhe të rinjtë. Do të përpiqemi që të jemi gati.

Megjithatë më i miri në fushë për këtë sfidë, basketbollisti i Kosovës, Dardan Berisha beson se Shqipëria mund ta kalojë Austrinë, kundërshtarin e parë në paraeliminatore më 2 gusht në Tiranë.

Dardan Berisha (Basketbollist i Kosovës)

Ka ende punë për të bërë për të kaluar grupin. Besoj se me Austrinë ka mundësi ta kalojnë dhe këtu në Shqipëri mund të fitojnë, duhet edhe pak fat dhe natyrisht përgatitje.

Përfaqësuesja e basketbollit do të zhvillojë këtë javë edhe një turne miqësor në Armeni, ku do të luajë me skuadrën vendase, Kazakistanin dhe Iran.

Tv Klan