Shqipëria dorëzoi zyrtarisht dosjen për të mikpritur finalen e Superkupës së Europës të vitit 2020. Kjo konfirmohet nga Federata Shqiptare e Futbollit në faqen e saj zyrtare. Kjo është një tjetër përpjekje pas asaj të finales së 2019 që nuk shkoi mbarë dhe sërish stadiumi është Arenën Kombëtare që po ndërtohet.

Pak ditë më parë një delegacion i UEFA-s ishte për të parë përparimin e punimeve në stadiumin e ri që po ngrihet pikërisht në vendin ku ndodhej “Qemal Stafa”.

Vendimi për stadiumin e përzgjedhur pritet të merret nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në maj të këtij viti. Organizimi në kryeqytet i Superkupës së Europës nuk shikohet vetëm në aspektin sportive sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, por ndikon edhe në imazhin e Shqipërisë dhe natyrisht Tiranës.

Tv Klan