UEFA pranoi kërkesën e Shqipërisë për të mirëpritur finalen e Superkupës së Europës në vitin 2019 në Tiranë.

Ky është vetëm një hap, pasi procedurat vijojnë me shqyrtimin dosjes dhe më pas për të marrë një vendimin në shtator të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Federata Shqiptare e Futbollit aplikoi me stadiumin e ri që është ende në ndërtim.

Arena e re e futbollit në kryeqytet do të jetë 22.300 vendësh dhe nuk është më i vogli mes kandidaturave.

Në garë janë edhe 8 federata të tjera, mes tyre stadiumi i ri i Varshavës, ku u zhvilluan edhe ndeshje të Euro 2012 dhe ai Beshiktashit në Stamboll.

Një përpjekje e guximshme me vende më të zhvilluara në futboll, por zhvillimi i finales së Superkupës së Europës për këtë vit në Shkup tregon orjentimin e UEFA-s për të shpërndarë aktivitetet në çdo kënd të Europës./ TV KLAN