Kombëtarja e Futsallës ka kaluar në turin e dytë kualifikues të Euro 2018. Shqipëria mundi Anglinë me rezultatin 5 – 1, duke mbajtur kreun e Grupit D me pikë të plota. Kuqezinjtë u treguan më të kujdesshëm, duke arritur një tjetër sukses në Varna, pas asaj me vendasit e Bullgarisë, me rezultatin e thellë 7 – 1.

Skuadra e drejtuar nga Erind Resuli kaloi në turin tjetër edhe pse ka ende një ndeshje pa zhvilluar, atë me Maltën, që do të luhet të premten.

Kjo pasi përfaqësuesja malteze nuk arriti të mundë atë bullgare. 

Në raundin elitë Kombëtaren e futsallit e pret Azerbajxhani, Hungaria dhe Bosnje Hercegovina.

Tv Klan