Ndeshja mes dy kombëtareve shqiptare për turin paraeliminator të kampionatit Botëror 2019 të femrave, mes Shqipërisë dhe Kosovës u fitua nga vajzat e Armir Grimës.

Momenti i veçantë ishte ai para nisjes së takimit kur femrat kosovare nderuan me dorë në zemër himnin e Shqipërisë pas atij të Kosovës.

Ndeshja nisi me ritëm të kënaqshëm për shqiptaret të cilat gjetën të parat rrugën e rrjetës me bajraktarin në minutën e 17.

Kosova nuk vonoi në barazimin që erdhi nga këmbët e Rexhës.

Me fillimin e pjesës së dytë Kosova realizoi sërish. Një mungesë vëmendjeje e portieres shqiptare Marigona Zani dhe Rexha përfiton duke vënë në vështirësi kombëtaren kuqezi.

Reagimi erdhi në kohë, për Shqipërinë nga sulmuesja Furtuna Velaj.

Do të kishte përfunduar në paqe, por një mungesë koordinimi në zonën kosovare solli autogolin e Musës që i dha fitoren femrave kuqezi. Në grupin e Shqipërisë është edhe Greqia dhe Malta. Faza paraeliminatore zhvillohet vendin tonë.

Tv Klan