Në dhjetë vjetorin e “Balkan Trafik”, festivali që shkëmben kulturën Perëndimore me atë Juglindore të Evropës çdo vit në Bruskel, vendi ynë u përfaqësua me Keli Band, Ali Pashë Tepelena dhe Vikena Kamenicën.

Grupi i artistëve vendosën një standard të ri, duke e prezantuar publikun me forcën e legjendave shqiptare, në perfomanca, ku nuk mungoi elementi teatër.

Pasuria muzikore e Kosovës erdhi përmes krijmtarisë se Dren Abazit dhe Zig Zag Orkestra.

Në kinematografi nuk mungoi shfaqja e kandidatit për “Oscar”, filmi i metrazhit të shkurtër “Shok”.

Shqiptarët e diasporës u përfaqësuan me “Vatra”, grupi që prej vitesh ka për mision ruajtjen dhe përcjelljen e traditave të të rinjtë emigrantë shqiptarë.

Tv Klan