Greqia, Serbia, Mali i Zi apo Izraeli e Hungaria do të jenë ekipet rivale të Shqipërisë në Grupin C të Ligës së Kombeve. UEFA konfirmoi sot ndarjen e 55 kombëtareve europiane që do të marrin pjesë në këtë garë, duke filluar nga Shtatori i vitit 2018.

Për 2 vite me rradhë kompeticioni i organizuar nga UEFA do t’iu shërbejë përfaqësueseve për të zëvendësuar, në pjesën më të madhe, ndeshjet miqësore, në datat e përcaktuara nga FIFA.

Në 4 ndarjet e bëra nga UEFA, Shqipëria do të marrë pjesë në Ligën C, bashkë me 14 kombëtare të tjera, me rankim të përafërt me kuqezinjtë.

Ekipet do të ndahen në një grup me 3 skuadra dhe tre grupe me nga 4. Skuadrat fituese të secilit grup do të ngjiten në Ligën B, ndërsa 4 skuadrat e fundit në grup do të zbresin në ligën D, për edicionin e ardhshëm që do të nisë në vitin 2020.

Në secilin grup ndeshjet do të luhen me sistem vajtje – ardhje, duke nisur nga 6 – 8 Shtator 2018. Shorti për përcaktimin e grupeve do të hidhet më 24 Janar 2018 në Lozanë.

Liga C

Hungari, Rumani,

Skoci, Slloveni,

Greqi, Serbi,

Shqipëri, Norvegji,

Mal i Zi, Izrael,

Bullgari, Finlandë,

Qipro, Estoni, Lituani

TV KLAN